×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ia morën telefonin, nxënësja i vë flakën konviktit

    Insajderi
    24 May 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zjarr në një konvikt në Guyana ka shkakuar 19 viktima.

    Sipas BBC News, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxënëse, e cila ishte zemëruar se ia kishin konfiskuar telefonin e saj.

    E dyshuara aktualisht ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësorë për djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.

    Në momentin e shpërthimit të zjarrit, konvikti ishte i kyçuar dhe dritaret po ashtu të mbyllura.

    Zjarri u ndez në zonën e tualeteve dhe përfundimisht përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 studente.

    Administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri, nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën pasi e kishte kapur gjendja e panikut.

    Thuhet se zjarrfikësit kanë përdorur thyerjen e mureve për të ndihmuar njerëzit të shpëtojnë.

    Mediat lokale raportuan se zjarri ishte aq i rëndë saqë u desh testimi i ADN-së për të identifikuar disa viktima.

    Sipas Associated Press, vajza akuzohet se ka kërcënuar për sulmin, pasi u disiplinua për një marrëdhënie me një burrë të moshuar.

    Më herët, presidenti Irfaan Ali, e quajti zjarrin një katastrofë të madhe, shkruan TvKlan, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark