×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ia sulmoi djalin, babai e ther me thikë të dyshuarin

    Insajderi
    01 July 2023 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar nga policia dje në Prishtinë përkatësisht në rrugën “UÇK”. Njëri nga të dyshuarit sipas policisë e ka sulmuar me thikë një person që ia ka sulmuar djalin e mitur.

    I lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

    Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark