×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ikin dhe fshehën nga sytë e njerëzve që i sollën në pushtet”, Halimi kritikon ashpër deputetët e LVV-së

    Insajderi
    12 October 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk morën pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Halimi ka thënë deputetët e LVV’së janë të papërgjegjshëm dhe arrogantë.

    Kuvendi si pushteti kryesor në Republikë, në vend se ta ushtrojë funksionin e përfaqësimit të sovranit, po e bojkoton funksionin parësor të tij, kontrollin ndaj Qeverisë. Shumica parlamentare nuk lë asnjë instituticion e individ pa e denigruar, kurse kur vjen çështja te të dhënurit llogari, ikin dhe fshehen nga sytë e njerëzve që i sollën në pushtet?!“, ka shkruar ajo në Facebook.

    Tutje, Halimi tha se qytetarët meritojnë sqarime se “përse nuk ka kontrollë ndaj Qeverisë“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark