×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​IKSHPK-ja tregon se në cilat qytete mund të pihet uji

    Insajderi
    23 November 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    IKSHPK-ja ka njoftuar se në cilat rajone përmbushen standardet për ujë të pijshëm pas vërshimeve që kapluan vendin ditët e fundit.

    Bazuar në të dhënat nga rezultatet laboratorike në IKShPK dhe QRShP rajonale ende edhe sot në disa rajone uji nuk i përmbushë standardet e paraparë për ujin e pijshëm.

    Regjioni i Prishtinës: në të gjitha mostrat e analizuara për regjionin e Prishtinës:

    Uji në regjionin e Prishtinës i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën

    Regjioni i Mitrovicës:

    Uji në qytetin e Mitrovicës dhe në Skënderaj nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

    Uji në qytetin e Vushtrisë është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

    Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-oresh për popullatën

    Regjioni i Pejës:

    Në mostrat e grumbulluara sot ende vazhon vlerë e rritur e turbullirës në ujin për pije në të gjitha njësitë e rrjetit te ujësjellësit KRU Hidrodrini :

    Uji në Pejë, regjioni që furnizohet nga sistemi i Ujit të Zi dhe në Deçan i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

    Vitomirica dhe Novosella që furnizohen nga sistemi i Radavcit nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

    Uji në Istog dhe Klinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

    Regjioni i Gjakovës:

    Uji në Gjakovë dhe Rahovec i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

    Uji në sistemet: Damjan dhe Gërqinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

    Regjioni i Prizrenit:

    Në Malishevë edhe pse ka filluar uji të kthjellohet ende vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara për ujin e pijshëm.

    Nga të dhënat laboratorike:

    Uji në regjionin e Prizrenit i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

    Uji në Malishevë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

    Regjioni i Ferizajt:

    Nga të gjitha mostrat e analizuara për rajonin e Ferizajit dhe Kaçanikut:

    Uji i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

    Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën

    Regjioni i Gjilanit:

    Uji në Gjilan, Kamenicë dhe zonën e fshatrave i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

    Uji në Viti nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

    Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara:

    që para përdorimit uji të vlohet, të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar

    IKShPK/QU vazhdon me monitorim te ujit për pije dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona.

    Mos furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm për popullatën mbetet akoma shqetësues.

    IKShPK/QU në bashkëpunim me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve, vazhdojnë angazhimin për stabilizim të furnizimit me ujë të pijshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark