×
  • Lajme
  • Insajderi

    IKSHPK: Numri i rasteve pozitive me COVID-19 i lartë, të kufizohen tubimet publike

    Insajderi
    24 January 2021 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë, ka reaguar IKShPK.

    Përmes njoftimin 24 orësh në Facebook, Instituti ka kërkuar të kufizohen tubimet publike.

    “IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Vetëm sot në Kosovë janë shënuar 6 raste të vdekjes e 392 raste të reja derisa janë shëruar 222 persona.

    Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark