×
  • Sport
  • Sport

    Ilir Blakçori shpallet ‘Ylli i Javës’ në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    28 August 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për xhiron e 3-të të Albi Mall Superligës së Kosovës. Çmimi “Ylli i javës” i takon mbrojtësit të majtë të Llapi, Ilir Blakçori.

    Blakçori në ndeshjen kundër Fushë Kosovës përveç se ishte stabil në mbrojtje ishte shumë i dobishëm edhe në fazën ofanzive, duke shënuar një gol, që ia mundësoi Llapi t’i gëzohet fitores dhe të arkëtojë 3 pikët e radhës në Albi Mall Superligë.

    Pasi mori këtë çmim, Blakçori u shpreh i lumtur që skuadra e tij shënoi fitoren e radhës në elitën e futbollit në Kosovë.

    “Është kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros. Për mua ky është çmimi i parë dhe ndihem tejet i vlerësuar. Kjo do të ishte e pamundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabin teknik, andaj shfrytëzoi rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin. Këtë edicion e kemi nisur mbarë ndonëse kemi ndërtuar një ekip pothuajse të ri. Na duhet akoma kohë që të komponohemi për të paraqitur në fushën e gjelbër më të mirën tonë. Atmosfera në ekip është e mirë dhe besoj që performanca jonë do të na dërgojë sa më lart në renditje”, ka thënë Ilir Blakçori për faqen zyrtare të FFK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark