Ilir Ferati: “Tani gara është për Istogun, qytet i vlerave” – Insajderi
×
Zgjedhjet 2021

Ilir Ferati: “Tani gara është për Istogun, qytet i vlerave”

Insajderi
08 November 2021 - 19:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për komunën e Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka filluar ditët e fushatës me një video-incizim të cilin e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku Ferati përcjell mesazhin e falenderimit dhe mirënjohjes që ai ka për përkrahësit e tij.

Ferati, raundit të dytë të zgjedhjeve lokale i është qasur me parimin e garës që tejkalon individët e partitë politike dhe që është garë për Istogun si qytet të vlerave.

Ilir Ferati poashtu në fund të video-incizimit të tij fton të gjithë Istogasit pa dallime partiake që t’i bashkohen në rrugëtimin e tij për të ruajtur identitetin e komunës së Istogut.

Një mobilizim i madh i qytetarëve të komunës së Istogut për kandidatin Feratin është parë edhe në ditët e fundit ku në numër të madh mirëpritnin Ilir Feratin dhe ekipin e tij në shtëpitë e tyre.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark