×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Incidentet në Veri, Asociacioni dhe kriminaliteti i Listës Serbe – gazetari serb flet për Insajderin

    Insajderi
    12 April 2023 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të hënën në veri të vendit një qytetar mbeti i plagosur, u konfirmua se ka qenë një zyrtar policor ai që kishte shtënë ndaj tij, ndërkohë Lista Serbe po paralajmëron kryengritje. Këto zhvillime po ndodhi në prag të zgjedhjeve komunale që pritet të mbahen 23 prill në katër komunat veriore. Mbi këto ngjarje për Insajderin ka folur gazetari serb, Branislav Kërrstiq.

    Kërrstiq kritikoi veprimin e ministrit, Xhelal Sveçla i cili fillimisht u shpreh se policia e Kosovës nuk ka dorë mbi plagosjen që ndodhi.

    Sipas tij ndikoi presioni ndërkombëtar që u bë ndaj ministrit që të dalin me përgjigje se kush e shtiu me armë.

    Fatkeqësisht, shumica e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit sillen si pushtues dhe forca okupuese të sigurisë. Aksidenti është edhe më i madh po të merret parasysh reagimi i ngathët dhe i nxituar i ministrit të Policisë, i cili nën presionin e autoriteteve ndërkombëtare më në fund pranoi faktin se policia qëlloi mbi një automjet civil në lëvizje”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    Duke folur për paralajmërimet e Listës Serbe, gazetari parashikon se do të ketë incidente.

    Sigurisht që do të ketë tension dhe pritet që të ketë ende incidente të vogla. Këtu është gjithnjë e më e qartë se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Përshtypja është se në këto zgjedhje nuk do të marrin pjesë edhe ata që janë ideologjikisht dhe politikisht kundër Listës Serbe dhe politikave të Beogradit zyrtar”.

    Sipas gazetarit serb edhe djegia e veturave u bë për të dërguar mesazh tek serbët se çka u gjenë në rast se dilni në zgjedhje.

    Nëse luftohen dhe mbahen, ato do të jenë të ligjshme, por jo legjitime. Sa i përket djegies së veturave të qytetarëve që i kanë riregjistruar veturat e tyre nga KM në targa RKS, vetë dinamika tregon për faktin se në të njëjtën kohë është dërguar mesazh edhe për ata që eventualisht do të shkojnë në votime. Pra, tani është fare e qartë se autoritetet në Prishtinë nuk kanë një mekanizëm me të cilin serbët në veri të mund të binden që të shkojnë në zgjedhje”, deklaroi ai.

    Listën Serbe, Kërrstiq po e cilëson veç si një instrument i Vuçiqit, që sipas tij detyrën e vetme e kane të shtypin çdo rezistencë të serbëve.

    Ndërkohë tani detyrë e tyre është t’i bindin serbët se Asociacioni është gjithçka.

    “Udhëheqësit e Listës Serbe qëllojnë me armë bosh kur lajmërojnë ndonjë kryengritje. Ata as nuk e kanë besueshmërinë për t’i rimobilizuar qytetarët për çfarëdo lloj rezistence dhe as serbët e veriut nuk u besojnë atyre. Lista serbe është vetëm një instrument në duart e regjimit në Beograd dhe në duart e grupeve të interesit euroatlantik. Detyra e Listës Serbe që në fillim ishte që të shtypte çdo rezistencë të serbëve. Tani detyra e tyre kryesore është të bindin serbët se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është gjithçka që serbët do të marrin në Kosovë dhe të pranojnë pavarësinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë gazetari Kërrstiq.

    Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potoku e Zveçan pritet të mbahen me 23 prill.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark