×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lista Serbe me kërcënim: Do të ketë kryengritje

    Insajderi
    03 April 2023 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe ka paralajmëruar kryengritje për shkak të arrestimit të një shtetasi serb Milan Bozhoviqi, për të cilin u deklarua ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Kështu ka paralajmëruar Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe përmes një konference për media.

    Ai kërcënoi me një kryengritje mbarëkombëtare për shkak të arrestimit të M.B., dhe pretendon se qyteti dhe vendkalimet janë plot me targa KM.

    “I arrestuari M.B fatkeqësisht, nuk është i pari dhe kam frikë se nuk do të jetë serbi i fundit të cilin Prishtina do ta arrestojë, ta keqtrajtojë atë dhe familjarët e tij, pa asnjë dëshmi për fajësinë e tij, tha Igor Simiq.

    Sado fajtor të jetë dikush, ai përcaktohet në gjykatë dhe jo përmes llogarisë në Facebook të Ministrit të Brendshëm, që është vepër penale shpërdorim detyre, sepse ministri i Brendshëm nuk është autoritet gjyqësor dhe nuk ka të drejtë, për të dënuar këdo, theksoi ai në një fjalim të jashtëzakonshëm sot në selinë e Listës Serbe në Mitrovicë.

    Kujtojmë se Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat mbahen më 23 prill në katër komunat veriore të vendit. Goran Rakiq ka thënë se Lista Serbe nuk do të merr pjesë pa u formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si dhe pa u tërhequr njësitet speciale policore nga ato zona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark