×
Insajderi / Insajderi

Incizimet e Haki Abazit, deklarohet Nazlie Balaj

Insajderi
04 March 2023 - 00:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nazlie Bala, këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka thënë se kanë pritur që deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi do t’i nxjerr video-incizimet, pasi ky i fundit javë më parë pati deklaruar se ka video-incizime që dëshmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Bala tha se është parë që ka qenë një keqpërdorim nga ana e Abazit në rastin e Astrit Deharit.

“Ne kemi pritur shumë që zotëriu në fjalë do t’i nxjerr të gjitha ato video-incizime, por edhe gjatë një emisioni që është deklaruar haptas u pa që ka qenë një keqpërdorim nga ana e tij në rastin e Astrit Deharit”, ka deklaruar ajo në Tëvë1.

Sipas saj, kushdo që tenton të përfitojë politikisht përmes rastit të Deharit, tregon njerëzoren e atij njeriu.

“Është skandaloze, nuk është njerëzore, pavarësisht në çfarë pozicioni je, ku vepron dhe nga vjen. Ana njerëzore e secili nga ne duhet të jetë shumë e kujdesshme kur flasim për rastin e Astrit Deharit. Rasti është duke u hetuar nga prokurori dhe presim epilog apo drejtim të duhur sa i përket zbardhjes së rastit të Deharit”.

“Çdo gjë që flitet në lidhje me rastin e Astrit Deharit, dihet ku është adresa. Kushdo që tenton të përfitojë apo të hakmerret politikisht përmes rastit të Astrit Deharit është një betejë që e tregon karakterin dhe njerëzoren e atij apo asaj që mendojnë të përfitojnë”, përfundoi Bala.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark