×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    InDoks | Bombat diplomatike

    Insajderi
    10 May 2021 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Derisa Qeveria kosovare e shndërron në komedi ose tenton që ta injorojë dialogun me Serbinë, në publik tashmë kanë nisur të shfaqen edhe ide radikale.

    Deri tash janë publikuar së paku dy informacione që u njohën si ‘non-paper’. Sa serioze janë këto dokumente? Sa mundet që ato ta komplikojnë edhe më dialogun Kosovë-Serbi që ka stagnuar për shumë gjatë? Sa janë ato veç matje e opinionit publik e sa janë bomba diplomatike? Një valë e re bisedimesh të reja mes dy shteteve është e pashmangshme.

    Derisa në taborrin serb vazhdon të mbetet aktori i vjetër, Presidenti Aleksandër Vuçiç, formacioni kosovar ka ndryshuar rrënjësisht. Në ekipin e parë më nuk do të jenë asnjë nga ish-liderët e UÇK-së, derisa në ekipin përreth Kurtit mund të jenë shumë ish-këshilltarë të Hashim Thaçit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark