×
  • Sport
  • Sport

    Iniciativa fantastike nga Ferizaj, mbledhin fonde për t’i mundësuar shërimin e djaloshit dy vjeçar

    Insajderi
    10 March 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ferizaj ka marrë një iniciativë të mirë për të mbledhur fonde për të shpëtuar një jetë.

    Skuadra elitare kosovare është angazhuar vullnetarisht për mbledhjen e fondeve në mënyrë që t’i mundësohet shërimi një fëmijës dy vjeçar, Nil Asllani, djalë i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Asllanit.

    Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

    𝐓𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐍𝐢𝐥 𝐀𝐬𝐥𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭!

    FC Ferizaj së bashku me njerëzit e vullnetit të mirë ka marrë iniciativen për mbledhjen e fondeve në mënyrë që Nil Asllanit t’i mundësohet shërimi.

    Kryesia e klubit, stafi administrativ dhe lojtarët sot gjatë ditës kanë dorëzuar mjetet e dhuruara për më pak se dy orë për shërimin e Nilit.

    Nili është vetëm 2 vjeç, ai e meriton të jetojë. Me lutjet më të sinqerta, qytetarë të Ferizajt dhe jo vetëm, dashamirë të sportit, njerëz me shpirt humanizmi, të kontribuojmë secili në mundësitë që i kemi.

    Për më tepër, Nili është djali i vetëm i veteranit të UÇK-së, Muharrem Asllanit.

    Muharremi na e solli lirinë, që fëmijët tonë të jetojnë të lirë, andaj ne e kemi me borxh që Nilit t‘ia mundësojmë shërimin!

    Ju njoftojmë gjithashtu se në ndeshjen e radhës si vendas, kundër KF Ballkanit, të gjitha biletat e shitura, do të shkojnë në fondin e krijuar për shërimin e Nilit të vogël.

    Pak nga ne, shumë për Nilin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark