Interpelanca për situatën në veri - Kurti thotë se marrëveshja e së mërkurës në Bruksel nuk do të ishte i mundur pa zhvillimet e së hënës - Insajderi
×
Insajderi / Insajderi

Interpelanca për situatën në veri – Kurti thotë se marrëveshja e së mërkurës në Bruksel nuk do të ishte i mundur pa zhvillimet e së hënës

Insajderi
30 November 2022 - 12:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në interpelancën ku është ftuar kryeministrit të raportoj për situatën në veri, ai deklaroi se po të mos ishin ngjarjet që u zhvilluan të hënën, ditën kur ai takimin maratonik me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, nuk do të arrihej marrëveshja e së mërkurës – ajo për targat. Ndërkohë që sipas tij policia e Kosovës, nuk është penguar ta kryej me përgjegjësi punën në veri të vendit

Para pak minutash në Kuvendin e Kosovës, ka nisur interpelanca ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me situatën e sigurisë në veri të vendit. Interpelanca është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Pas prezantimit të pikave të rezolutës nga Ramush Haradinaj, Kryeministri Kurti mori fjalën.

Kurti tha se Policia e Kosovës nuk është penguar në kryerjen e punës së saj në veriun e vendit. Përmendi fazën e shqiptimit të fletë-qortimeve për serbët që nuk kanë konvertuar targat në RKS. Tha se se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë asnjë incident, shkruan Insajderi.

“Policia e Kosovës nuk është penguar asnjëherë nga serbët lokalë. Për shkak të angazhimit në atë zonë, zyrtarët tonë policorë falënderohen çdo ditë nga qytetarët në veri për punën dhe angazhimin në ofrimin e sigurisë për ta. Dëshmia se serbët lokalë nuk kanë asnjë problem me ne dhe me institucionet tona është edhe procesi i pranimit të qortimeve nga ana e tyre për përdorimin e targave ilegale”, tha ai.

Kurti dha statistika rreth fletë-qortimeve që u shqiptuan nga policia.

“Fiks 1800 fletë qortime janë shpërndarë deri në mëngjesin e datës 24 nëntor dhe nuk është shënuar asnjë ankesë, vërejtje, incident gjatë shpërndarjes së tyre, ndërsa procesi i regjistrimit e kemi parë që ka vijuar me kërcënime, sulme ndaj qytetarëve që janë pajisur me targa RKS. Atyre u janë djegur veturat dhe pronat”, tha Kurti para deputetëve.

Kryeministri Kurti më tej deklaroi se nuk do të mund të arrihej marrëveshja e ditës së mërkurës po të mos ishin ngjarjet që u zhvilluan të hënën, ditën kur ai takimin maratonik me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, shkruan Insajderi.

“Takimi i së hënës nuk ishte i suskseshëm, pasi nga fokusi te propozimi i BE-së u kalua vetëm tek veprimet në lidhje me targat ilegale. Unë ua përsërita se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, jam kryeministër i Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë”.

“Pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Të mërkurën më 23 nëntor u arrit ajo që mund të arrihej të hënën. Pezullim i veprimeve sa i përket targave. Dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa takimin e të hënës”, tha kryeministri Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark