×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Investitori EBB Group rrezikon familjen Përvetica, Komuna e Prishtinës nuk i ofron mbështetje”

    Insajderi
    15 September 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës ka pretenduar se EBB Group gjatë punimeve ka shkaktuar dëme në Lagjen e Spitalit madje sipas tyre atje është shembur dheu në oborr të një shtëpie.

    Familjes Përvetica rrezikohet që edhe t’ shembet shtëpia.

    Sot, asambelistë të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, bashkë me anëtar të Kryesisë së Qendres së Prishtinës, vizituan familjen Përvetica në Lagjen e Spitalit.

    Sipas tyre Komuna e Prishtinës nuk i ka ofruar mbështetje familjes në fjalë, dhe rrezikohet që t’i shembet shtëpia.

    Gjatë vizitës, familja Përvetica na njoftoi detajisht për situatën ku gjenden, në njërën anë për investitorin, i cili qëndron totalisht i papërgjegjshëm dhe indiferent në lidhje me dëmin që ka shkaktuar ndaj familjes dhe në anën tjetër, për Komunën e Prishtinës, të cilët nuk i’u kanë ofruar as zgjidhje e as mbështetje, përkundrazi, me veprimet e tyre kanë dëshmuar se nuk janë në anën e qytetarit, por investitorit“, thuhet në njoftim.

    Në shkrimin e publikuar në “Facebook”, nga LVV e Prishtinës thuhet se një neglizhence e tillë është e papranueshme.

    Familjes përpos që i është pamundësuar qëndrimi në shtëpinë e tyre, sepse tashmë iu është shkaktuar dëmtim i rrezikshëm në pronën e tyre, atyre nuk u ka dalë në ndihmë as Komuna dhe as investitori për t’iu siguruar banim. Është e papranueshme neglizhenca e tillë komunale. Qendra e Prishtinës do të angazhohet në adresimin e këtij problemi përmes asamblistëve tanë në Komunën e Prishtinës dhe jo vetëm“, përfundon reagimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark