Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar me deklarimet e fundit për Lëvizjen Vetëvendosje. “Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes”, kështu deklaroi deputeti Haki Abazi sot në një konferencë për media.
Deklarata e tij ka qenë top-lajmi i ditës për sot, ndaj të cilës kishte shumë reagime.
Ndër to dhe gazetari Mirena të cilit i duket e çuditshme se si Mihali mund ta kontrolloj Mefail Bajqinovcin.
“Kesh tuj e fiqiru psh qysh e kontrollon kjo Dejona nder te tjerash edhe kolosin Mefail Bajqinovcin? “, shkruan ai në Facebook.