×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-deputeti i Maqedonisë së Veriut aderon në AAK

    Insajderi
    16 January 2021 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti në Maqedoninë e Veriut, Ruzhdi Matoshi nga sot i është bashkuar AAK-së.

    Lajmin e ka bërë të ditur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se si do të jetë vlerë e shtuar në listën e tyre.

    “Për Aleancën do të garojë edhe Prof. Dr. Ruzhdi Matoshi, njeri me integritet dhe përvojë të pasur politike. Ai ka shërbyer si deputet, për dy mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe një mandat në Këshillin e Evropës. Bashkë me të ndjerin Arbër Xhaferi, për tetë vite ishte lobues i madh për pavarësinë e Kosovës dhe për pozitën e shqiptarëve në Ballkan. Profesor universitar dhe luftëtar i dalluar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ai do të jetë vlerë e shtuar në listën tonë”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj përmes këtij postimi ka bërë të ditur edhe për disa emra të tjerë që do t’i shtohen AAK-së, ku në mesin e tyre janë: Ermira Retkoceri, Avdi Gërvalla, Rrezofat Azemi, Driton Jakupi, Fatime Lika, Premtim Burrniku, Nexhmije Sadiku e Lavdie Rexhepi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark