×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-deputetja e VV-së për pagat e mësueseve: Qeveria s’është punëdhënëse

    Insajderi
    04 October 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për paralajmërimi e qeverisë për të mos ekzekutuar pagat për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës ka folur edhe deputetja e tanimë LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, shkruan Insajderi.

    Ajo po e quan si të gabuar këtë veprim të qeverisë përkatësisht tha se e ka parë me shumë shqetësim këtë zhvillim, pas pezullimit të grevës.

    Kica-Xhelili shton se qeveria nuk i punëson mësuesit.

    “E kam parë shumë me shqetësim, jo vetëm si LDK, por edhe personalisht. Për mendimin tim dhe të LDK-së, dialogu social nuk është ezauruar”, ka thënë ajo në Pressing përcjell Insajderi.

    Sipas saj nuk është momenti për të dënuar mësimdhënësit, qoftë ky dënim edhe i bazuar në dispozita ligjore, e që sipas saj nuk është.

    “Po ballafaqohemi me inflacion të skajshëm. Momentumi nuk është që të dënohet dikush, qoftë edhe ligjshëm”, tha Kica-Xhelili.

    Ajo është shprehur se është në të drejtën e komunave që të vendos për ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, ngase ato janë punëdhënëse të tyre.

    “Qeveria po e sheh veten si punëdhënës të mësimdhënësve. Nuk është. Punëdhënëse e mësimdhënësve janë komunat. Qeveria është e obliguar ta ekzekutojë vlerën që kërkojnë komunat”, potencoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark