×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ish-kancelari Schröder padit Bundestagun

    Insajderi
    12 August 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sapo kaloi përpjekjen për përjashtimin nga Partia Socialdemokrate, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder kalon në ofensivë dhe padit një organ kushtetues.

    Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder padit Bundestagun për rikthimin e privilegjeve të tij si ish-kancelar. 78 vjeçari kërkon që t’i rivihet në dispozicion zyra e ish-kancelarit bashkë me punonjësit, ka bërë të ditur, avokati i tij, Michael Nagel për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Berlinit, tha Nagel.

    Në një deklaratë të studios ligjore të kancelarit, thuhet, se vendimi i komisionit buxhetor të Bundestagut për heqjen e mjeteve që iu vihen në dispozicion ish-kancelarëve, si edhe pezullimi i përdorimit të zyrës janë shkelje ligjore. Pretendohet, se ish-kancelari nuk kryen më angazhimet që dalin nga “detyrimet pasuese të shërbimit”. Por nuk përcaktohet se “cilat janë detyrimet pasuese të shërbimit, si përcaktohet  marrja apo mos marrja e tyre në konsideratë dhe çfarë procedure duhet ndjekur.”

    “Shkruar në ballë”

    “Të gjithë procedurës i është shkruar në ballë”, se ka arsye të tjera ‘për rregulloret e reja’, që luajtën rol në vendimin e komisionit buxhetor.” Vendime të tilla të kujtojnë një shtet absolutist dhe nuk kanë vend në një shtet demokratik, thuhet më tej në deklaratën e studios ligjore të ish-kancelarit.

    Gerhard Schröder und Wladimir Putin

    Ish-kancelari Schröder u kritikua mjaft ashpër pas fillimit të luftës së Putinit në Ukrainë për shkak të angazhimit të tij për koncernet ruse dhe afërsinë me Putinin. Vërtet që komisioni buxhetor nuk e argumentoi shprehimisht vendimin që mori me punën e Schröderit për koncernet energjitike apo qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë.

    Shpenzimet e personelit të ish-kancelarit i kanë kushtuar arkës së shtetit 400.000 euro vitin e kaluar.Kurse pensionin si ish-kancelar Schröder prej 8300 eurosh vazhdon ta marrë edhe pas vendimit për zyrën, ashtu si edhe mbrojtjen me truproja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark