×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ish-kryeshefi i KMDK-së padit kryesuesin e Bord-it, Avni Ramadanin: Shihemi në gjykatë!

    Insajderi
    27 June 2023 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive, Abdullah Haxhiu tashmë ka ushtruar padi ndaj kryesuesit të Bordit të KMDK-së, Avni Ramadani.

    Ramadani i ka reaguar Haxhiut pas një interviste që ky i fundit ka dhënë për Insajderin, pas shkarkimit që iu bë.

    Haxhiu ka hedhur dyshimet se prapa shkarkimit të tij qëndron Ramadani dhe siç thotë ai Bordi i përkohshëm i kësaj ndërmarrje.

    Ndërkohë që Ramadani, ka deklaruar se Haxhiu e ka mbajtur këtë post kundërligjshëm.

    “Në veçanti Shkelja e ligjit të NP është rasti i ish Kryeshefit Ekzektuiv z. Abdullah Haxhiu të cilit i është vazhduar dy herë radhazi mandati nga 5 vite , pa konkurs publik dhe në tërësi në shkelje të ligjit mbi ndërmarrjet publike”, ka thënë Ramadani përmes reagimit të përcjellur në redaksinë e Insajderi.

    Në anën tjetër, Haxhiu thotë se kjo akuzë nuk qëndron.

    “Kontrata ime e punës është vazhduar dy herë bazuar në performancën, vazhdimi i kontratës është e rregulluar me Ligjin e Punës, Ligjin për NO , dhe Kodin e Etikes për Qeverisje Korporative të NP , neni 25.5 dhe 25.6”, u shpreh ai.

    Ai tutje ia ka përmendur disa raste që sipas tij, Haxhiu në pozitën e kryeshefit është përgjegjës.

    Pretendon se ka keqpërdorur 20 mijë euro, në rastin me asistentet dhe rasti e vdekjes së shoferit. Pretendimet, të cilat janë hedhur poshtë së fundmi nga vet Haxhiu, i cili sërish i ka reaguar Ramadanit.

    Ish-Kryeshefi ka thënë se vendimi për të ndarë para shtesë për asistenten dhe vozitësin ka qenë vendim i Bordit të drejtorëve dhe jo i tij, si kryeshef.

    Haxhiu, shton se kjo ndërmarrje ka qenë në buzë të falimentimit por që ka qenë ai që ka shënuar rezultate pozitive.

    Reagimi i plotë i Haxhiut:

    Pse dha dorëheqje Avni Ramadani si Kryeshef Ekzekutiv i KMDK-s, janë të evidentuara në Procesverbalin e Bordit te Drejtorëve datë 29.06. 2011. Citoj deklaratën e Avni Ramadanit: “e falënderoj Bordi për mbështetjen qe më ka dhënë, sot para bordit që më ka përzgjedhë kërkoj shkarkimin dhe paraqes dorëheqjen time te parevokueshme nga Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK-se, e cila besoj se do me miratohet, me arsyeshmërinë, se jam i lodhur nga kjo pune, nuk kam mundur ti arrije caqet qe i kam pas plan, Bordi nuk ka qene i kënaqur me punën time dhe qe sa mbledhje më është diskutuar ne votëbesimi”, etj.

    Avni Ramadani me 14.09.2022 është emëruar nga Qeveria Kurti Kryesues i Bordit te KMDK-s , ndërsa është shkarkuar me 14.06.2023 nga Qeveria Kurti, sepse ka dështuar, nuk ka arrit të bëjë votat për shkarkimin tim, kjo lehtësisht vërtetohet nga procesverbale mbledhjeve të dy muajve të fundit dhe pse është shkarkuar, faktet tjera që i posedoj për interferim të Qeverisë në vendimmarrje dhe presion për shkarkimi tim do t’i prezantoj para organeve të drejtësisë përmes avokatit tim.

    Gjithashtu për shpifjet që ka bërë Avni Ramadani, sapo kam iniciuar padi ndaj ti.

    Sepse vendimi për 100 euro shtesë për vozitësin për punë shtesë dhe për asistente është bërë për përkthime të materialeve, takimeve, shkresave etj, ka qenë vendim i Bordit, të Drejtoreve dhe jo i imi si Kryeshef.

    Ndërsa për vdekjen e vozitësit, ai ka qenë vetaksident, ekziston raporti zyrtar i policisë, kamioni ka qenë teknikisht në rregull i atestuar, si mund te jetë Kryeshefi përgjegjës nëse vozitësi vetaksidentohet, nuk i respekton rregullat e komunikacionit, kjo është logjika e të paditurve që nuk din as të arsyetojnë qëllimin.

    Avansimet me konkurs të brendshëm, janë të rregulluara me legjislacionin në fuqi në Kosovë, që merret administrata-burimet njerëzore, e njëjta ka diplomë në shkenca të mjekësisë dhe është pajisë me certifikatë për siguri dhe shëndet në punë.

    Avni Ramadani e ka futur KMDK në borxhe, buzë falimentimit, kur e kam pranuar detyrën e kam gjete, duke afruar me humbje për mbi 900.000,00 euro, dhe të gjitha deponit kanë qenë në gjendje kolapsi, të cilën kompani e kam rimëkëmbur, duke operuar me bilanc pozitiv tani e shumë vite më parë, ndërsa këtë vit vetëm deri në muajin qershor me bilanc afarist pozitiv mbi 300.000 00 euro.

    Ndërsa projektin me KfË e kam siguruar unë me ekipin tim menaxhues, nuk ka asnjë shkresë, se projekti është rrezikuar, ai është në proces të zhvillimit, në afate kohore. Në takimet me KFË unë kam insistuar, për procesin e tenderimit te projekti dhe vlerësimit, të mbetet ashtu siç ata e vlerësojnë, nuk kam lejuar, që askush nga Qeveritaret apo të deleguarit e tyre të, apo kushdo tjetër, të, fusin duart aty paraqitet “rrezik” për të dështuar projekti, kjo besojë është një arsye sepse me mua si KE, nuk kane se si te zhvatin nga projekti .

    Qeveria është pronare dhe aksionare e të gjitha NP, është obligim dhe përgjegjësi e saj, të siguroj flete posedues, kopje plani dhe është përgjegjësi e Qeverisë të bëjë shpronësimet, prandaj çfarëdo deklarimi për të dhëna të pasakta, e rrezikim i projektit 53.9 mil janë përgjegjësinë Qeverisë dhe të emëruarve të tyre në Bord të Drejtorëve.

    Pas hulumtimit dhe auditimit dy vjeçar të kësaj Qeveri të çdo faturë në KMDK që nga viti 2012 e deri ne vitin 2022 , nuk gjetën asnjë keqpërdorim apo abuzim , nuk ju mbeti gjë tjetër pos të krijojnë alibi për të më shkarkuar me një Bord të Përkohshëm me detyrë specifike për shkarkimi tim, mision te cilin nuk kishte arritur ta realizoj Avni Ramadani, ndonëse kishte shume dëshirë por votat nuk i kishte.

     Kontrata ime e punës është vazhduar dy herë bazuar në performancen, vazhdimi i kontratës është e rregulluar me Ligjin e Punës, Ligjin për NO , dhe Kodin e Etikes për Qeverisje Korporative të NP , neni 25.5 dhe 25.6.

    Me Bordin e Përkohshëm dhe Avni Ramadanin shihemi në Gjykatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark