×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish ministri i Millosheviqit: Kurti është bombardues politik që të bëjë Serbinë të dalë jashtë taktit

    Insajderi
    20 July 2021 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish diplomati dhe dora e djathë e Sllobodan Millosheviqit, Vlladislav Jovanoviq ka deklaruar për portalin serb “Kosovoonline” se “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si të gjithë paraardhësit e tij, u emërua nga fuqitë perëndimore, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, për të bërë presion shtesë mbi Serbinë për të hequr dorë nga qëndrimi i saj parimor dhe për të njohur pavarësinë e Kosovës”.

    Jovanoviq pretendon se “Albin Kurti nuk ka pse të hezitojë si disa nga paraardhësit e tij, sepse ai nuk ka asnjë të kaluar terroriste, dhe se ai u emërua si bombardues politik për të bërë gjithçka që Serbia të dalë nga takti, edhe kur bëhet fjalë për sigurinë dhe sfidat.

    “Kurti u emërua, ashtu si paraardhësit e tij, vetëm për të bërë presion shtesë mbi Serbinë, për të dalë nga pozicioni i saj parimor dhe për të shkuar drejt një realiteti të ri – njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ky nuk është lloji i vetëm i presionit që ushtrohet ndaj Serbisë, në të njëjtën kohë po ushtrohen presione diplomatike, psikologjike dhe sociale në mënyrë që të shtyhet Serbia drejt realitetit të ri të pranimit të pavarësisë së Kosovës. Pyetja është se sa i arritshëm është ai qëllim, por shqiptarët përdoren vazhdimisht si një linjë provokuese për të na ngacmuar vazhdimisht dhe që të dalim jashtë taktit”, thotë Jovanoviq.

    Sipas tij, presioni mbi Serbinë nga Perëndimi do të rritet, si nga Kosova ashtu edhe në sferën e brendshme, sepse nuk ka më kohë për të pritur – Perëndimi dëshiron të forcojë ndikimin e tij në Ballkan, duke zvogëluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark