×
  • Sport
  • Sport

    Ish-sulmuesi i Interit bëri një tatuazh reth besimit, u punua 5 muaj për të

    Insajderi
    11 January 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi bëri tatuazhe të panumërta në trupin e tij, Mauro Icardi vendosi se kishte ardhur koha për një tjetër vepër arti dhe atë mbi të gjithë shpinën e tij.

    Gjegjësisht, futbollisti argjentinas ka publikuar në rrjetet sociale paraqitjen e tatuazhit të tij të ri, i cili ngjan me atë të Zlatan Ibrahimoviç dhe disa futbollistëve të tjerë që janë adhurues të mëdhenj të tatuazheve.

    Tatuazhi i tij u krijua nga artisti i famshëm italian Valentino Russo, i cili mbërriti në Stamboll me një detyrë të veçantë, dhe Mauro vuri në dukje se artisti i tatuazheve punoi në të për pesë muaj të plotë.

    Ky është padyshim një nga tatuazhet më imponues në botën e futbollit, dhe motivet e tij janë të frymëzuara nga besimi. Icardi ka një tatuazh të një engjëlli që mban një shkop nën qafë dhe në majë të tij mund të shihet fjala “besim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark