×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishin kthyer në makth / Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve të banesave, katër të arrestuar

    Insajderi
    09 August 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një bandë grabitësish shqiptarë është shkatërruar nga autoritetet italiane. Sipas mediave mësohet se katër shqiptarë mes tyre një grua të moshës 20 deri në 40 vjeç me banim në La Spizia janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë kryer grabitjen e 30 banesave mes Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia.

    Ndër të tjera në media thuhet se ato kishin studiuar mirë çdo gjë dhe kishin etiketuar banesat që do të kryenin vjedhjen, dhe duke përfituar nga errëzira dhe mungesa e qiramarrësve, ata sulmuan shtëpitë dhe plaçkitën gjithçka që mundën.

    Agjentët e njësisë hetimore të komandës provinciale të karabinierëve të La Spezia-s, pas hetimeve të gjata, zbatuan urdhrin për masën e sigurisë në burg  të lëshuar nga gjyqtarja hetuese e gjykatës së La Spezia-s, Diana Brusacà me kërkesë të zv. prokurorja Maria Pia Simonetti -kundër tre burrave, ndërsa gruaja është akuzuar se ishte ajo që merrte sendet e vjedhura.

    Episodet e pretenduara ndaj katër hajdutëve të dyshuar janë kryer nga tetori i vitit 2022 deri në pranverën e vitit 2023.

    Sipas hetuesve, shqiptarët vepronin si grup i organizuar kriminal. Pasi kanë mbledhur dëshmitë e viktimave, karabinierët kanë arritur të rindërtojnë kontekstin e veprimit të kriminelëve dhe pasi kanë kryer hetime të shumta kanë mbërritur në identifikimin e katër shqiptarëve./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark