×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ishte luftë e vërtetë”, bllokohet rruga drejt Banjskës nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës

    Insajderi
    24 September 2023 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë të dielën në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, dy të tjerë janë plagosur.

    Rruga drejt Banjaskës është bllokuar, ndërkohë banorët kanë thënë se ka qenë një “luftë e vërtetë e vogël”, ka raportuar kossev, transmeton Express.

    Sipas këtij mediumi, më pas, në rrugën Sharen Kamen për Banjskë, e cila është njëra nga rrugët që vazhdon nga drejtimi i fshatrave përreth Zveçanit, më tutje drejt Banjskës, janë vendosur më shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

    Dy xhipa më të mëdhenj dhe të paktën një numër i policisë ishin vendosur.

    Ata nuk lejojnë kalimin nga ky drejtim i fshatit Zhitkovac në drejtim të Banjskës.

    Sipas raportimeve tani situata është e qetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark