Shtatë gola në “Allianz Arena” në sfidën mes Bayernit dhe Manchester United (4-3), e dominuar nga kampionët e Gjermanisë, të cilët nuk e vunë në diskutim fitoren, edhe pse rezultati nuk e jep këtë përshtypje. Bavarezët shënuan të parët dhe qëndruan për pjesën më të madhe të kohës në epërsi të dy golave, duke treguar supermacinë ndaj skuadrës së Ten Hag.
Lautaro Martinez shpëton nderin e Interit, që e nisi shume keq sfidën në fushën e Real Sociedadit, duke pësuar që në fillim, por sulmuesi argjentinas ktheu baraspeshën pak para se të mbyllej koha e rregullt, me sfidën që përfundoi 1-1.
Arsenali e pati si stërvitore ndeshjen me PSV-në, duke shënuar plot katër gola.
Napoli ia doli të merrte tri pikë në fushën e Bragës 2-1, ndoshta dhe me pak fat, pasi goli i fitores në fakt ishte autogol.
Salzburgu u tregua skuadër cinike në fushën e Benfikës, ku fitoi me rezultatin 0-2, ndërsa Sevilla – Lens u mbyll 1-1.
REZULTATET E DITËS SË SOTME:]