Me rritjen e nivelit të tij në fushën e lojës, Elseid Hysaj ka mundur të rrisë edhe zerot në llogarinë e tij bankare. Mbrojtësi shqiptar ka përfituar të ardhura të konsiderueshme me kontratat e tij te Napoli dhe Lazio, duke mos i kursyer vetes luksin në jetën e përditshme.
Përpos futbollit, shkodrani ka edhe një pasion për makinat. Garazhi i Elseid Hysajt është i mbushur me vetura luksoze, që në total kapin shifrën e 900 mijë eurove.
Makinat e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, të cilat kanë shkruar për pasurinë që gjendet në garazhin e lojtarit të Lacios.
“Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” tregojnë se Hysaj zotëron një flotë vërtetë të shtrenjtë makinash, e cila përbëhet nga një Ferrari 458 (206 mijë euro), Mercedes G-Class AMG (187 mijë euro), Jeep Wrangler (84.290 euro) dhe Lamborghini Aventador Svj (430.730 euro).
Lexo edhe: