×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Iu gjenden 660 gramë kanabis, arrestohen tre persona në Prishtinë

    Insajderi
    10 October 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të hënën rreth orës 14:50, janë arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që dyshohet se të njëjtve iu janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë kanabis.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

    Raporti i plotë:

    “Prishtinë 09.10.2023 – 14:50. Janë arrestuar tre të akuzuarit kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre, veturës dhe rrobave janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe tre telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të anketuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark