×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Iu vodhën mbi 5 kg ari – artari Jupolli rrëfen për InDoks prapaskenat e krimit që s’po merr epilog tash e 11 vite

    Insajderi
    26 March 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lokali i artarit Hilmi Jupolli ishte cak i hajnave me 5 janarit e 2012-ës. Tre hajna u futën pa maska në lokalin e tij që ndodhej në katin e katër në Podujevë. 11 vjet pas rastit asnjë person nuk është arrestuar, as ari nuk dihet ku mbeti.

    Për InDoks ka folur vet artari Jupolli, ai si sot kujton momentin se si e mori vesh që lokali i është demoluar.

    Vëllau kur ka shku nalt, katin e 4 e ka pa që është dera e thyme edhe vec ka ardhë në dyqan që u thy, kur kam shku nalt edhe unë, dera e thyme”.

    Personat që ia vodhën atë u filmuan nga kamerat e sigurisë. Ishin edhe pa maska, thotë ai.

    InDoks ka siguruar një pjesë të këtyre pamjeve, por organet e drejtësisë i kanë në dosjen e këtij rasti edhe pamjet e tjera. As ato, as hetimet e shumta. As shumë seanca e shumë dokumente të bashkangjitura kësaj dosje nuk sollën drejtësi.

    Kanë kaluar aq shumë vite sa që Jupolli nuk mund të thotë me siguri as sa ishte dëmi. As sa seanca anë mbajtur për këtë rast, pos që e di që ka marrë pjesë në dhjetar prej tyre.

    “Dikun 165-168 mijë por aty është vlera më e madhe. Aty dikun 5 kg e 700-800 gram, sa e di unë, ndoshta edhe më tepër”, tha ai në InDoks të Gazetës Insajderi.

    11 vjet ka kaluar kohë e gjatë. Seanca dikun 60-70 ka mujt me qenë, gjithherë kam qenë aty. Këtë lënda vetëm Bastri Morina ka qenë i caktuar për këtë lëndë, por edhe ai është largu nga puna, tjerat asniherë nuk kanë qenë dy prokurorë, ndoshta 1-2 herë tjera herë gjithherë janë ndërruar, rrotacion nuk është caktu një prokuror i përhershëm me qenë për atë rast”, tha ai për InDoks.

    InDoks | Rasti i artë i dështimit të Drejtësisë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark