19:35 - 07 Janar 2023

David Beckham sot 47 vjeç, aktualisht president dhe pronar i klubit amerikan Inter Miami, ndërkohë që gjatë karrierës së tij ai ka fituar shumë para. Siç rezulton, edhe më shumë se sa pritej.

Kur Beckham iu bashkua La Galaxy nga Real Madrid me një transferim të lirë në 2007, fillimisht u tha se ai do të paguhej ekuivalenti i rreth 19 milionë euro në vit. Megjithatë, kjo më pas u korrigjua në pak më pak se gjashtë milionë. Si keshtu? Në vend të kësaj, britaniku kishte siguruar një pjesë të të ardhurave në një tjetër formë. 

Sipas marrëveshjes ai ka përfituar nga shitja e biletave, sponsorizimet dhe të ardhurat edhe më të parëndësishme si shitja e hot-dog-ve që gjithashtu derdhën para në arkat e Beckham. Në fund thuhet se ka fituar rreth 240 milionë euro, përfshirë pagën.