×
  • Sport
  • Sport

    Ja në cilin stadium do të luhet Superkupa e Evropës

    Insajderi
    26 September 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalja e Superkupës së Europës vitin e ardhshëm do të luhet në datën 14 gusht në Varshavë.

    Fituesja e Ligës së kampioneve dhe ajo e Europa League do të zbarojnë në Poloni, për t’u ndeshur me njëra tjetrën verën e ardhshme.

    Stadion Narodowy - Wikipedia

    UEFA ka njoftuar se është përcaktuar në mbledhjen e qeverisë europiane të futbollit këtë të martë në Limasol të Qipros dhe impianti që do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës.

    Stadiumi kombëtar i Varshavës ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë.

    Stadiumi i Varshavës është një nga impiantet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjoze të UEFA-s.

    Warsaw National Stadium / gmp Architekten | ArchDaily

    Po ashtu krahas stadiumit të Superkupës së Europës u përcaktua dhe organzimi i finaleve të Europianit U17 për femra në Irlandën e veriut në vitin 2026, finalet e kampionatit Europian U19 në Uells po në vitin 2026, ndërkohë që finalet e kampionatit të femrave të së njëjtës grupmoshë po në 2026 do të luhen në Bosnje-Herzegovinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark