×
Show / Fashion

Ja si të dallojmë personat që flasin keq për të tjerët

Insajderi
09 June 2019 - 11:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pakënaqësia është një ndjenjë e dallueshme për të gjithë por gjithmonë bëhet me dije se ato që mbushin jetët e tyre me negativitet dhe në mënyrë të pashmangshme e kryejnë atë duke konsumuar gjithë energjinë që kemi në dispozicion.

Për të mos u bërë pjesë e një ndjesie të tillë është e rëndësishme që të qëndroni sa më larg personave të cilët përcjellin negativitet.

Më poshtë do të lexoni disa nga sinjalet që duhet t’i kushtojmë vëmendje, që të njohim njerëz të palumtur. 

Thashetheme

Disa dyshime, një siguri: ata që duan të flasin keq për të tjerët, janë të pakënaqur. Zakonisht këta janë individë që luftojnë për të krijuar marrëdhënie njerëzore ose më keq, shkatërrojnë ato duke kritikuar gjithmonë gjithçka dhe gjithkënd.

Negativiteti

Njerëzit e palumtur tentojnë t’i përkushtojnë të gjithë energjitë e tyre për të folur keq, duke gjykuar dhe përçmuar të tjerët: përfshirë miqtë dhe të njohurit. Rënia në kontakt me këtë qëndrim mund të jetë e dëmshme për qetësinë tonë. 

Pesimizmi

Ata që jetojnë në pakënaqësi janë në mënyrë të pashmangshme pesimistë të bindur. Këta njerëz jetojnë në vetëdijen e gabuar se nëse jeta u ka dhënë surpriza të pakëndshme, do ta bëjë këtë me të tjerët. Një qëndrim që mund të dëmtojë pozitivitetin që sjellim në jetën tonë të përditshme. 

Shtypja

Njerëzit e pakënaqur shpesh janë intolerantë ndaj atyre që, në vend të kësaj, përjetojnë lumturinë e plotë. Ky qëndrim i bën këta individë të shtypur: ata eliminojnë mendimet dhe dëshirat që duken të papranueshme nga ndërgjegja e tyre, duke marrë qëndrime shkatërrimtare për veten dhe për ata rreth tyre.

Gjykimi

Njerëzit e palumtur shpenzojnë kohën duke u përpjekur të shkatërrojnë përpjekjet e të tjerëve. Ata nuk e kufizojnë veten në një shpërthim të përkohshëm, por e përhapin negativitetin e tyre në të gjitha aspektet e jetës së tyre dhe të të tjerëve, duke gjykuar vazhdimisht./vp/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark