×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Jam në zyrë, oj ti çikë. I kam edhe 500 raste tjera”, prokurori i rastit i painformuar për vetëvrasjen e Sokol Halilit

    Insajderi
    02 December 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Jam në zyrë, oj çikë. I kam edhe 500 raste tjera”, kështu ka thënë Prokurori i rastit të vrasjes së gruas në QKUK, Ilaz Beqiri, kur është pyetur për vetvrasjen e Sokol Halilit, të cilën minuta më parë e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Insajderi.

    Kjo lë të kuptohet se Beqiri ska asnjë informacion për rastin e Sokol Halilit.

    “S’e di valla. Pse a kanë dalë me ndonjë komunikatë a? O jo s’e di, s’e di jo, nuk e kam këtë informatë. A tash po më tregon mue a pe di a s’pe di.” – tha Beqiri i nervozuar pas pyetjes së gazetares së Nacionales se pse ai nuk ka informacione për këtë çështje.

    “Po unë jam prokuror i rastit, por jam në zyrë, oj ti çikë, veç sa dola prej gjykimit, unë s’e kam veç këtë rast, kam edhe 500 raste të tjera.” – tha ai.

    Ministri Sveçla ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojë me dorasin për dorëzim ai e ka vrarë veten.

    “Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten“, ka shkruar ministri në Facebook përcjell Insajderi.

    “Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzëne dhe vetëvrasjes së dorasit”, tha Sveçla.

    Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes, Hamide Magashit dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë.

    Sot i është dhënë edhe lamtumira e fundit Hamide Magashit.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark