×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Janjiq: Zgjedhjet në Veri i shoh si garancion që Asociacioni do të themelohet

    Insajderi
    10 February 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës të caktuara më 23 prill, i sheh si garancion se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të themelohet, dhe se serbët do të kthehen në institucionet prej ku janë dorëhequr, shkruan Insajderi.

    Këtë koment Janjiq e bëri në “Tanjug” derisa tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit, katër kryetarët e komunave të veriut thërrasin kuvendin themelues të Asociacionit.

    “Qeveria e tij e [Albin Kurtit] nuk e formon Asociacion in, qeveria e tij ka të drejtën të jep mendim rreth Statutit të Asociacionit”, ka thënë Dushan Janjiq, përcjell Insajderi.

    Janjiq, tha se madje as Beogradi nuk po proteston rreth datës së caktuar për zgjedhjet komunale në Veri.

    “Këtë e shoh si pjesë të një procesi më të gjerë, dhe, sigurisht, si marrëveshje që mund të jetë çuar para edhe pa Beogradin”.

    Pyetur rreth procesit të formimit të Asociacionit, Janjiq thotë se është proces tejet i ndërlikuar dhe se nuk duhet kompletuar para organizimit të zgjedhjeve në katër komunat./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark