Adnan Januzaj mund ta gjejë destinacionin e radhës në Arabinë Saudite.
Futbollisti nga Kosova është ende pa skuadër, pasi Real Sociedadi e ka njoftuar një muaj e gjysmë më parë, se nuk po rinovon kontratën, pavarësisht marrëveshjes verbale të arritur prej tre edicionesh.
Sipas gazetarit Rudy Galleti, futbollisti nga Brukseli është në negociata me Al-Nassr, një ekip nga Arabia Saudite, që të mund të nënshkruajë si lojtar i lirë.
Ai shton se është një kërkesë eksplicite e trajnerit të tij të ri, francezit Rudi García.
Dy skuadrat e tjera, Sevilla dhe West Ham, kanë treguar interes për Januzajn, që mund të përfundojë në Lindjen e Mesme.