×
  • Sport
  • Sport

    “Jemi të bindur që ky grup do të shkojë Europian!”

    Insajderi
    05 September 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024, që “kuqezinjtë” do të zhvillojnë ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.

    Duke folur për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit një pjesë e lojtarëve si Odise Roshi, Ernest Muçi, Thomas Strakosha, Etrit Berisha apo edhe Elseid Hysaj u shfaqën shumë entuziastë dhe gati për të dhënë më të mirë.

    Roshi theksoi se ndjen gjithmonë kënaqësi si ditën e parë kur bashkohet me Kombëtare, ndërsa shtoi se janë të karikuar për ndeshjet që kanë.

    Djemt e kombëtares: “Jemi të bindur që ky grup do të

    “Si gjithmonë kthimi në Kombëtare është krenari. Ashtu siç jam ndjerë kur kam qenë 19 vjeç edhe sot është shumë kënaqësi. Kombëtaren e kam gjetur me shumë ndryshime, si nga trajneri, stafi, fusha e stërvitjes, hoteli që po qëndrojmë në Tiranë. Çdo gjë është ok, jemi takuar sot me çunat dhe i shikoj shumë të karikuar. Jam shumë i bindur në vetvete se ky grup shkon pothuajse 100% në kampionatin Europian. I garantoj të gjithë që do japim maksimumin. Nga ndjesia ime jam shumë i bindur që do shkojmë në kampionatin Europina 2024.”-deklaroi ai.

    Ernest Muçi nga ana tjetër u shpreh se një ftes nga Kombëtarja të nxit që të japësh më të mirën dhe maksimumin tënd.

    Djemt e kombëtares: “Jemi të bindur që ky grup do të

    “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares dhe që mora një ftesë për këto ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne. Besoj që do japim maksimumin të gjithë. Gjithmonë ne bëjmë shaka me njëri-tjetrin ‘jo do fitoj Polonia ose do fitojmë ne’, por besoj që të dielën do e shikojmë se kush do dali fitues. Kur të merr Kombëtarja mundohesh të japësh më të mirë, pasi roli sulmues është shumë i rëndësishëm, duhet të shënosh dhe të ndihmosh ekipin me gola. Kështu që ndjehem shumë mirë dhe shpresoj që të arrij ta ndihmoj ekipin që të fitojmë apo që të marrim rezultate të mira në të dyja ndeshjet. Ne duhet të japim maksimumin që të jemi pjesë e Europianit 2024. Falenderojmë të gjithë tifozët që do vijnë të na shikojnë dhe do japim më të mirën në të dyja ndeshjet.”-tha sulmuesi.

    Thomas Strakosha vijoi duke thënë se po punojnë dhe ndjehet mirë.

    Djemt e kombëtares: “Jemi të bindur që ky grup do të

    “Dita e parë, shumë e bukur me diell jashtë, punojmë mirë dhe ishalla bëjmë një ndeshje siç duhet.”-theksoi ai.

    Ndërsa portieri tjetër i “kuqezinjve”, Etrit Berisha vijoi duke thënë se kanë ardhur shumë të motivuar.

    Djemt e kombëtares: “Jemi të bindur që ky grup do të

    “Po bëhemi gati. Të shohim, jemi të gjithë, kemi ardhur me një motiv shumë të lartë dhe shpresoj të kemi sukses.”-shtoi gardiani i Empolit.

    Për ta mbyllur në fund, Elseid Hysaj e vendosi theksin te forma e mirë që kanë dhe te atmosfera e grupit.

    Djemt e kombëtares: “Jemi të bindur që ky grup do të

    “Ndjehem shumë mirë. Është dita e parë, ndjehem gjithmonë mirë ditën e parë, jemi të gjithë të kënaqur, të gjithë ishim mirë, bëmë batuta. Ndeshjen e fundit e luajta, isha në formë dhe jemi gati për këto ndeshjet që kemi.”-përfundoi mbrojtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark