×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jep dorëheqje kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq

    Insajderi
    06 November 2022 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, raporton Radio Kontakt Plus.

    Njëjtë kanë vepruar edhe  17  këshilltarët e këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut.

    Sipas raportimeve të Radio Kontakt Plus në seancën urgjente të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut u tha se dorëheqjet do t’i kalojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, derisa kryetari i këtij subjekti, Goran Rakiq, tha se po jep dorëheqje nga posti i ministrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark