×
  • Showbiz
  • Show

    Jep këshilla për seksin- Kjo është opinionistja e re e Big Brother, Zhaklin Lekatari

    Insajderi
    25 December 2022 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë ka nisur edicioni i dytë i Big Brother Vip Albania. Zhaklin Lekatari do të jetë opinioniste këtë sezon e këtij spektakli.

    Zhaklin, e cila me profesion është gazetare ka një blog ku trajton temat mbi seksin. Ajo është themeluese e blogut “Tabu.al”, shkruan Insajderi.

    Derisa në rrjete sociale flet hapur mbi edukimin seksual si dhe emancipimin e shoqërisë.

    Rrjeti i saj TikTok, është me përplot pyetje rreth marrëdhënieve seksuale.

    Pyetjet që Zhaklinës i bëhen janë të llojit: Pse shërben marrëdhënia sekuale dhe si të bëjmë marrëdhënie seksuale?

    Megjithatë, sipas Lekatarit, pyetja që asaj i bëhet më së shumti është si të ngelesh shtatzënë.

    Zhaklin Lekatari njihet si një nga zërat më rebelë në median shqiptare. Ajo nuk e ka fshehur as historinë e familjes së saj.

    Siç ka rrëfyer Lekatari, pasi i ati ndërroi jetë, e ëma e kishte dhënë për adoptim atë dhe motrën e saj në një familje italiane. Ajo poashtu pranon se nuk e kishte përjetuar mirë vendimin e nënës së saj biologjike dhe se tani nuk ruan marrëdhënie me familjen që e birësoi.

    Lekatari një kohë kishe jetuar edhe në Kosovë, për t’u rikthyer në Shqipëri, atje ku thotë se e ka gjetur vetën.

    Ndryshe, spektakli ku opinionsite është gazetarja dhe blogerja e seksit do të transmetohet çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel.

    Lexo edhe:

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark