×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeremiq: Grenell po punon në zgjidhjen përfundimtare, ka shumë indikacione për shkëmbim territoresh

    Insajderi
    08 June 2020 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar të dërguarin e tij të posaçëm për negociata, Richard Grenell, i cili po punon me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë për një zgjidhje përfundimtare, dhe ka shumë indikacione se ai po përfshin shkëmbimin e territoreve dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka pretenduar Jeremiq.

    Jeremiq, i cili është edhe kryetari i Partisë Popullore, e pyeti profesorin Sergei Karaganov, dekanin e Fakultetit të Politikës Ndërkombëtare dhe Ekonomisë në Moskë, a do ta mbështesë Moska anëtarësimin e Kosovës në KB nëse Serbia pranon ndarjen dhe e nënshkruan marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve.

    Karaganov u përgjigj se “Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë humbur interesin për Ballkanin, pavarësisht deklaratave që mund të dëgjohen në publik”, dhe se “besueshmëria e amerikanëve tani nuk është në zero por në minus, kështu që vendimi është në Serbi”, ka kumtuar CIRSD.

    “Rusia do të mbështesë Serbinë në të dyja rastet. Ne nuk ndërhyjmë dhe respektojmë në përpikëshmëri çështjen e sovranitetit kombëtar, dhe ky është parimi ynë suprem në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Karaganov.

    Ai gjithashtu thënë se duke iu kthyer NATO-s, Serbia do të humbte mbështetjen e Rusisë dhe frymën e saj kombëtare, dhe se Rusia kreu një krim moral dhe gabimin më të madh të politikës së jashtme në 20 vitet e kaluara kur u pajtua me bombardimin e NATO-s kundër RF të Jugosllavisë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark