×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Jeremiq: Shqipëria dhe Kosova do të shkrihen zyrtarisht në një shtet të vetëm

    Insajderi
    27 February 2023 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Për pak vjet, Shqipëria dhe Kosova do të shkrihen zyrtarisht në një shtet të vetëm”, kështu ka thënë Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq derisa ka folur për takimin Kurti-Vuçiq në Bruskel.

    E kjo shkrirje sipas Jeremiq do të sillte konflikte të pashmangshme.

    “Për pak vjet, Shqipëria dhe Kosova do të shkrihen zyrtarisht në një shtet të vetëm shqiptar, i cili do të kishte aspirata të mëtejshme territoriale ndaj Serbisë, por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, çka do të sillte pashmangshmërisht në tensione dhe konflikte të reja. Pavarësisht se çfarë do të shkruhet në letër për Kishën Ortodokse Serbe, të gjitha kishat dhe manastiret “tona” në “krahinë” do të merreshin dhe do të shqipëroheshin brenda një dekade”, ka thënë Jeremiq.

    Sipas kryetarit të Partisë Popullore serbe, nëse Vuçiq e pranon planin sipas të cilit Kosova “do të bëhet” shtet, ai do të bëjë tradhti të lartë, sigurisht më të madhe që ka përjetuar Serbia në këtë shekull apo ndoshta në përgjithësi dhe se do të pasojnë një sërë pasojash.

    Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një fatkeqësi kombëtare, u shpreh Jeremiq.

    “Pavarësisht gjithë propagandave me të cilat po përpiqen të mbulojnë këtë, çështja është shumë e thjeshtë. Duke qenë se Serbia është shtet, nëse pajtohet për barazi me Kosovën, do të pranonte pa mëdyshje që edhe Kosova është shtet. Qëndrimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund të figuroj ose jo shprehimisht në marrëveshje, por kjo nuk bën dallim”, ka thënë Jeremiq në një editorial në portalin Nova.rs.

    Ai ka theksuar se “pasojat e kësaj tradhtie nuk do të ishin asgjë më pak se tragjike” dhe se pavarësia e Kosovës së shpejti do të njihet nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë këtë deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark