×
  • Lajme
  • Lajme

    Joserioziteti i institucioneve me ndotjen e ajrit

    Insajderi
    04 February 2018 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndotja e ajrit në javët e fundit në Prishtinë arrit gjendjen emergjente, ku sipas matjeve kryeqyteti i Kosovës, radhitej në vendin e parë për cilësinë e ndotjes së ajrit.

    U organizuan protesta, u raportua çdo ditë se jeta në Prishtinë ishte e rrezikshme, mirëpo institucionet lokale dhe ato qendrore u treguan joserioze, thotë Zeqir Veselaj, ligjërues i lëndëve ambientaliste në Universitetin e Prishtinës, shkruan “Koha Ditore”.

    Për masat e para që morën këto ditë institucionet si mbrojtje nga ndotja, Veselaj thotë se, janë të vonuara, sepse, siç thotë ai, këto plane e vendime është dashur të merreshin shumë më herët ashtu që edhe Komuna po edhe qytetarët të ishin të përgatitur.

    “Pa paragjykuar në suksesin e ndalimit të veturave në qytet e përshëndes si veprim, sepse do t’i ndihmojë situatës në krizë. Ndërsa vendimin për qymyrin definitivisht e konsideroj të vonuar, sepse tash jemi duke dalë nga dimri dhe ata që e përdorin qymyrin e kanë tashmë në depot e tyre”, thotë Veselaj.

    Ai thotë se shkaktarët standardë të ndotjes janë tymtarët e KEK-ut, derivatet e cilësisë së fundit që vijnë në Kosovë, makinat e vjetra që djegin këto derivate në rrugët e ngushta dhe të dëmtuara, urbanizmi kaotik, mbeturinat dhe djegia e shpeshtë e tyre në të hapur, mungesa enorme e gjelbërimit, rrugët e palara e plot me pluhur.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark