×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ju mundon rruga? Si duhet vepruar për të lehtësuar problemet e tilla

    Insajderi
    17 August 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për ta bërë më të lehtë udhëtimin për veten tuaj, këto janë truket natyrale që mund t’ju ndihmojnë ta përballoni atë më lehtë.

    Sigurohuni që të mos hani ushqim të rëndë përpara nisjes dhe mos lexoni gjatë udhëtimit.

    Nëse jeni duke udhëtuar me aeroplan, zgjidhni vendet në mes të avionit, ndërsa nëse është një anije, keni nevojë për kabina që ndodhen në thellësi dhe në mes të anijes.

    Shmangni parfumet e forta dhe siguroni një burim ajri të pastër.

    Xhenxhefili
    Nëse keni të përziera dhe marramendje, përpiquni ta lehtësoni veten me xhenxhefil. Pini dy kapsula xhenxhefili me ujë (ose dy copa xhenxhefil të freskët), pasi kjo bimë thith acidin e stomakut dhe parandalon të përzierat. Do të ndihmojë gjithashtu nëse pini lëng xhenxhefili ose çaj.

    Ullinj dhe limon
    Hani disa ullinj përpara udhëtimit, sepse përmbajnë taninë dhe reduktojnë natyrshëm rritjen e pështymës. Nëse ullinjtë nuk ju ndihmojnë, merrni limon.

    Pritini në feta dhe vendoseni në një qese plastike. Kafshoni fetat e limonit herë pas here për të lehtësuar simptomat e nauzesë. Karamelet me mentol mund të ndihmojnë gjithashtu me sëmundjet e udhëtimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    23 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark