×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ka informata se kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen”

    Insajderi
    26 November 2020 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Astrit Gashi ka thënë se ka informacione se kryeministri Avdullah Hoti ka ofruar dorëheqjen e tij.

    Këtë Gashi e tha në një debat televiziv sa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

    VIDEO:

    “Ka informacione që kryeministri Hoti ka ofruar dorëheqjen. Është i gatshëm të jap dorëheqjen”, tha Gashi në Tv Dukagjini.

    Ai është shprehur se në dy javët e ardhshme do të vendoset nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

    “Jemi në një situatë, kur është dyjavëshi  final ku do të dihet nëse do të shkojmë në zgjedhje, apo kjo qeveri do të vazhdojë. Kupa është mbushur. Këto janë pika që po e mbushin kupën që do ta cojnë vendin drejt zgejdhjeve”, tha Gashi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark