×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Lajme / Kosovë

    Ka ndërruar jetë solistja e parë e trupës së baletit shqiptar

    Insajderi
    29 September 2022 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në moshën 88 vjeçare, ka ndërruar jetë solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha.

    Kjo u bë e ditur nga mbesa e saj, përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’.

    Ajo zbuloi se Vendreshaj ka ndërruar jetë mbrëmë (e mërkurë) ndërsa tha se homazhet për artisten do të bëhet të shtunën (30 shtator) në Teatrin e Operas dhe Baletit.

    “Gjyshja ime e mire, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbrëmë, e qetë dhe në paqe, siç e jetoi të gjithë jetën e saj, rrethuar nga njerëzit e dashur, duke lënë pas tek kushdo kujtimin e njeriu te bukur brenda dhe jashtë, dhe tek ne një dhimbje pambarim. Ajo i dha aq shume Shqipërisë së saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte në jetën e vet. Homazhet do të kryhen nesër, 30 shtator, nga ora 10:00 deri në 12:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe varrimi në orën 13:00 në varrezat e Tufines”, ka shkruar ajo në postim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark