×
  • Showbiz
  • Show

    Kaderi dhe Lumbardhi nuk i ndalin shëtitjet nëpër Evropë – ja ku shkuan kësaj radhe

    Insajderi
    17 April 2024 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu dhe e dashura e tij, Kader Kicaj, po ashtu ish-konkurrente e të njëjtit sezon të formatit televiziv më të ndjekur në vend, po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre, dhe jo vetëm.

    Pas vizitës që ata kishin në Mallorca të Spanjës, dyshja kanë udhëtuar drejt një shteti tjetër evropian.

    Kader dhe Lumi tanimë gjendet në Vienë të Austrisë, nga ku edhe publikuan disa fotografi, të cilat i ndanë me ndjekësit në mediat sociale.

    Kujtojmë se romanca e tyre nisi përgjatë aventurës televizive në Big Brother VIP Kosova 2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark