×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kadriaj: Këngët për UÇK-në s’po mundet me i ndalë as Albini, i pëlqyen s’i pëlqyen po i duhet me i këndu

    Insajderi
    06 March 2024 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka përmendur momentin kur kryeministri i vendit Albin Kurti i këndonte këngët Ilir Shaqirit dhe Shkurte Fejzës në Kuvendin e Kosovës për nder të Epopesë së UÇK-së.

    Kadrijaj tha se këtë Kurti e ka bërë në mënyrë që të përfitojë nga populli, duke shtuar kur i duhet UÇK-ja i përvetëson vlerat e saj.

    Po e shohim tash Lëvizja Vetëvendosje bën manifestime, në kazermë, e bëjnë një seancë solemne me këngëtarë për Epopenë e UÇK-së në Parlamentin e Kosovës që ishte dje. Ne të gjithë e adhurojmë Ilir Shaqirin me këngët e tij që u këndon heronjve, komandantit legjendar Adem Jashari, kënga e Shkurte Fejzës dhe Ilir Shaqirit “Sërish vjen marsi” janë hite dhe që s’po mundet me i ndalë as Albini dhe i pëlqejnë ose s’i pëlqejnë po duhet me i këndu”, tha ajo.

    “E shihsha në atë nënqeshjen e tij që i këndojke këto këngë, po ky periudha-periudha, kur i duhen përvetëson Ushtrinë Clirimtare dhe vlerat e saj, kur si don i lufton. Dmth në periudha”, tha Kadrijaj.

    “Po tash meqë jemi në vitin e fundit zgjedhor mundohet me bo më shumë për këto vlera, në mënyrë që unë e du UÇK-në e kam bë për UÇK-në, tash ky mundohet nga populli me përfitu”, shtoi ajo në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark