×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kafshimet e qenve endacak që tronditën banorët e Prishtinës

    Insajderi
    23 November 2022 - 16:10

    Detyrën e parë si kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e nisi me iniciativën për trajtimin e problemit të qenve endacakë.

    Rama nënshkroi kontratë me një organizatë që merret me kastrimin e qenëve, kontrollin dhe sigurimin e ushqimit. Madje, komuna e Prishtinës hapi edhe disa pika ushqyese.

    Por, kjo nuk e zgjidhi problemin shumëvjeçar.

    Rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të pushtuara nga qentë endacakë, ndërsa qytetarët rrezikohen nga sulmet thuajse çdo ditë.

    Deri më tani qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë në qendrat e mjekësisë familjare si pasojë e sulmeve nga qentë.

    Në raste të caktuara viktima kanë qenë edhe fëmijët.

    Shpresë për shpëtim nga qentë endacakë mbetet qendra për trajtimin e tyre e cila me inicim të komunës ka nisur të ndërtohet në Hajvali. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark