×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kam familje”, “Kam me kap për fyti”, 8 minutat shpërthyes të Astrit Gashit – Si nisi përplasja me Afrim Cakën?

    Insajderi
    28 September 2023 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari dhe analisti, Astrit Gashi ka pasur sonte 8 minuta shpërthyes në emisionin “Debat Plus” të Ermal Pandurit. Ai ka shpërthyer në momentin kur i burgosuri politik, Afrim Caka i cili po qëndronte përkahë tij i tha se “i ke fjalët nga Serbia”. Këtë akuzë nuk e përballoi dotë Gashi, e humbi totalisht kontrollin. 

    Në një moment situata eskalojë sa u dukë se do të kapen edhe fizikisht.

    “Unë të kapi për fyti”, “Kur ta nxo, e shkeli në fyt”, eskalon situata në studio, nervozohet analisti Astrit Gashi

    “Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakajt, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.

    Pas kësaj moderatori largoi nga studio Afrim Cakën.

    “Zoti Caka, ma liro studion”, tha Panduri teksa kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë mikrofonin.

    @insajderiofficial #Kosova #shqipet #albanians #shqip #fyp #analistat #shqipetaretneperbot🇦🇱🌍 #albaniche #ermalpanduri #astritgashi #albinkurtikryeminister #serbia #kosova ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Pavarësisht kësaj analisti, Astrit Gashi vazhdoi me reagim kundrejt Cakës, mes tjerash u dëgjua duke thënë “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personit në fjalë“Kurrë në jetë s’ia fali. Ai ka me pas problem personal me mu. Në fytë kam me shkelë nëse e nzo”, tha Astrit Gashi pasi u largua Caka.

    Pas rikthimit në studio, Gashi ka bërë me dije se të gjithë po i kërkojnë qetësohet por që nuk mund të qetësohet në të tilla raste.

    Gashi s’i bie pishman për eskalimin e situatës në studio, ripërsërit: Kushdo që më thotë “ti je me Serbinë” kam me ju kap për fyti

    “Astrit të kërkojë ndjesë për gjuhën e përdorur”, tha Panduri por gjithsesi Gashi u agravua edhe më tej “Ermal, ngom çka po të them ty, unë jam në gjendje më të vra, me të vra armë skom,  po me të shkel në fyt nëse me thua se je i Serbisë, se nuk jam, jam në gjendje  edhe nuk të bëjë hesap dhe nuk ta fali për 700 vjet, se nuk kam fatura të tilla”.

    “Nuk mundet me ardhë dikush në studio me më thënë je i Serbisë. Mundet me më thënë e ki keq, e ki gabim por nuk mundet me më thënë je i Serbisë. Këtë nuk e fali. Ai zotnia kudo që është ka me pasë punë me mua, me familjen tem që sjena kanë kurrë të Serbisë”

    “Dhe po ua them gjithë qytetarëve të Kosovës, kjo mua më dhemb në zemër se është rren shumë e madhe.Me më thënë mua ti je i Serbisë, që kam pasur vuajtje prej Serbisë edhe me familjen tem krejt. Mbajeni mend, në fyt kam me shkel nëse e zë”.

    Ai përmendi se edhe nëna e tij është duke e shikuar dhe se po i dhemb një akuzë e tillë.

    “Ermal, nëna jem është ka më këqyre në televizion dhe po më shkruan motra; nëna jote është ka të këqyre në television, pash zotin qetësohu, qetësohu se është ka i dhembë…Unë po të them ku ta zë qat njeri kam me shkelë në fyt. Nuk qetësohem se kjo është akuzë e rëndë, nuk mundet me ardhë dikush këtë studio dhe më më thënë je me Serbinë, mbajeni mend, kurrë oh kurrrë, kurrë edhe kam me nxjerr hakë

    “Thuam çka dush këtë nuk e fali, këtë nuk e fali edhe i thashë të kapi për fyti edhe iku se e kisha kap”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark