×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kamenica ndan pako me 80 produkte në vlerë prej 300 euro për prindërit me foshnje të re

    Insajderi
    19 March 2024 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se kanë përgatitur një pako me 80 produkte në vlerë 300 euro për prindërit që bëhen me një foshnje të re.

    Rahimaj theksoi se pos subvencionimit për çdo lindje, Kamenica do të bëhet komuna e parë në Kosovë me një pako të tillë.

    “Mirësevini në jetë vogëlushë. Prindër të dashur, ne kemi përgatitur një dhuratë për secilën foshnjë të re që i shtoni Kamenicës”, shkroi Rahimaj.

    “80 produkte në vlerë prej rreth 300 eurosh, ku përfshihen rroba të ndryshme për të gjitha stinët, pako për kujdes ndaj fëmijës, pako për kujdes ndaj nënës, libra argëtues dhe shumë produkte të tjera të nevojshme do të vijnë në shtëpinë tuaj.

    “Misioni ynë për ta bërë Kamenicën vendin më të mirë për t’i rritur fëmijët nuk ndalet”.

    Ky është linku i aplikimit: https://kk.rks-gov.net/…/uploads/sites/17/2024/03/8649.pdf

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark