×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kamioni godet për vdekje biçiklistin në Prizren

    Insajderi
    26 October 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.

    Sipas policisë rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit rreth orës 16:00.

    Kjo u konfirmua nga, zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

    Ai tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    “Po, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Kurill” të Prizrenit. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark