×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fotoja e Lladrovcit me shantazhuesin- Kampi i Fadil Nurës dyshon te njerëzit e kryetarit të Drenasit

    Insajderi
    02 February 2024 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shantazhi prej 10 mijë euro që iu bë familjarit të Fadil Nurës, përkrahësit e tij po dyshojnë që i erdhi nga njerëzit e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Tafil Smajli ishte personi që u arrestua ditën e djeshme nga policia nën dyshimet për shantazh. Shantazhuesi Smajli ka takuar dhe ka foto me Lladrovcin.

    Ai dyshohet se ka shantazhuar familjarin e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura.

    Smajli, siç merr vesh Insajderi, i ka kërkuar Betim Lushtakut 10 mijë euro. Ai e ka kërcënuar atë se do të publikoj në portalin e tij një video nëse nuk ja jep paratë.

    Madje, Insajderi ka publikuar pak më parë një audio incizim të bisedës mes tyre.

    Por një zhvillim tjetër ka ndodhur pas arrestimit të shantazhuesit. Njerëzit e kampit të Fadil Nurës dyshojnë se njerëzit e Ramiz Lladrovcit janë të përfshirë në këtë skemë shantazhi.

    Në një portal të afërt me pushtetin në Skenderaj janë publikuar lajme ku ngrisin dyshime se zëdhënësi i Komunës se Drenasit, Avdyl Mziu ka lidhje me Tafil Smajlin që ka shantazhuar Nurën.

    Flakën si duket ia vuri edhe një foto ku Tafil Smajli shihet së bashku me kryetarin  Ramiz Lladrovci.

    Për këto shantazhe ditën e djeshme ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura madje ai përmendi se janë një grup shantazhuesish që brenda të cilit mund të ketë ka figura publike.

    Ndërsa materiale të tilla i quajti politike.

    “Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, tha i pari i Skenderajt.

    Tafil Smajli, i cili menaxhon portalet “Prishtina Sot” dhe “Skenderaj Press” dyshohet se ka shantazhuar Betim Lushtakun se nëse nuk i jep atij 10 mijë euro do ta publikoj një video. Me këtë ai synonte që të ia prish imazhin dhe integritetin atij.

    Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj një audio incizim ekskluziv nga biseda mes Smajlit dhe Lushtakut.

    Tafil Smajli aty dëgjohet duke i thënë Lushtakut “10 mijë euro edhe del prej lojës“. Ndërsa ky i fundit kërkon siguri se pasi të ia jap paratë nuk do të publikoj Smajli asgjë.

    Lushtaku: Qetë 10 mijëshe në rrëgull vëlla, çka nëse më lypni diçka më shumë ju?

    Smajli: O shoku jem mos u merr, kur tham diçka ajo punë përfundon, unë të garantoj shoki jem që ti je jashtë lojës, tani kam punë me tjetër kanë.

    Lushtaku: Me dal tani më mi lyp 20 mijë.

    Smajli: Shoku jem, a je tu kuptu ti je i daltë jashtë lojë, me qet 10 mijshe unë e msheli me ty, nuk merrem me ty.

    Ndaj Tafil Smajlit Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim.

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet për këtë rast. Për të pandehurin është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit“, thuhet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

    Rasti është konfirmuar edhe nga policia , ku mes tjerash bëhet me dije që shantazhuesit kërkonte para për mos publikimin e një video.

    “SHANTAZH Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet me dije nga Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark