×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kapet për dy krime, armë e kërcënim, por Prokurori e la të lirë qytetarin në Fushë Kosovë

    Insajderi
    02 March 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është kërcënuar me armë pas një mosmarrëveshje në trafik.

    Ndërsa përveç veprës penale “kanosje” atij iu gjetën edhe një pistoletë në veturë dhe 13 fishekë kështu duke kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje.

    Përkundër kësaj i dyshuari është lënë i lirë me vendim të prokurorit.

    “KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Hamdi Grajqevci, Fushë Kosovë 01.03.2024 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje në trafik ka kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark